Për blerje mbi 5000 lekë posta falas.
Up to 30% off selected | use code: SAVE
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Aksesorë & Pajisje

Aksesorë & Pajisje

Aksesorë & Pajisje

Aksesorët dhe pajisjet janë pjesë e rëndësishme e rutinës së përditshme të kujdesit personal. Në SiBelle gjeni një përzgjedhje aksesorësh dhe pajisjesh praktike që e bëjnë përdorimin e produkteve më të lehtë, më të organizuar dhe më efikas.

FILTRO
PASTRO FILTRAT
Rendit sipas:
Filters
Shiko më shumë Shiko më pak
Shfaqur 16 nga 31 produkte
Rendit sipas:
MRV TOTAL BLENDER BRUSH EYES 125
400L

Gua Sha & Rollers

Gua Sha dhe rollers janë mjete për masazhin e fytyrës që përmirësojnë qarkullimin dhe tonin e lëkurës. Lëvizjet e buta stimulojnë rrjedhjen e gjakut, ulin ënjtjen dhe ndihmojnë në thithjen më të mirë të produkteve. 

Maska LED

Maskat LED përdorin teknologjinë e dritës për të trajtuar probleme të ndryshme të lëkurës. Drita e kuqe stimulon prodhimin e kolagjenit dhe redukton shenjat e plakjes, ndërsa drita blu lufton bakteret që shkaktojnë akne. Këto pajisje ofrojnë trajtim profesional në rehatinë e shtëpisë tuaj me seanca të shkurtra disa herë në javë për rezultate të dukshme brenda një kohe të shkurtër.

Furça Dhe Krehëra

Furçat dhe krehërat janë shumë e rëndësishme për kujdesin e flokëve. Furçat me fije natyrale shpërndajnë vajrat natyralë të flokut nga rrënja deri në majë, ndërsa krehërat me dhëmbë të gjërë janë idealë për shpërbërjen e ngatërrimeve pa dëmtuar flokun. 

Sfungjer Make-Upi

Sfungjerët e make-upit janë mjete praktike për aplikim të njëtrajtshëm. Tekstura e butë ndihmon në përhapjen e produkteve të lëngshme pa e rënduar lëkurën, duke krijuar një pamje natyrale dhe të rregullt. Falë formës së tyre funksionale, ato e bëjnë punën më të lehtë edhe në zonat më të vështira të fytyrës, duke shmangur vijat dhe grumbullimin e produktit.

Peshqirë Për Fytyrën

Peshqirët për fytyrën janë më të butë dhe më higjienik se peshqirët e zakonshëm të trupit. Lëkura e ndjeshme e fytyrës kërkon trajtim më delikat me materiale të buta si pambuku organik ose mikrofiber që thithin ujin duke shmangur irritimin. 

Çanta Make-Upi

Çantat e make-upit ndihmojnë në organizimin dhe ruajtjen e produkteve kozmetike në mënyrë praktike. Ato janë ideale për përdorim të përditshëm dhe udhëtime, duke mbajtur gjithçka të sistemuar dhe lehtësisht të aksesueshme.

Pasqyra 

Pasqyrat e vogla janë praktike për aplikim të saktë dhe të kontrolluar të produkteve të fytyrës. Modelet me dritë LED ofrojnë ndriçim të përshtatshëm që ndihmon në shikimin e qartë të ngjyrave dhe detajeve. Zmadhimi lehtëson punën në zona të vogla, ndërsa përmasat kompakte i bëjnë të përshtatshme si për përdorim në shtëpi, ashtu edhe gjatë udhëtimeve.

Sete Për Udhëtime

Setet për udhëtime përmbajnë produkte në madhësi të vogla të gatshme për t’u marrë me vete. Ato kursejnë kohë në përgatitje dhe plotësojnë rregullat e aeroporteve për lëngje në bagazhin e dorës. 

Beauty Kits

Beauty Kits janë sete praktike që përfshijnë produkte dhe aksesorë të domosdoshëm për kujdesin e lëkurës dhe make-up. Ato janë ideale për përdorim të përditshëm ose udhëtime, duke ofruar gjithçka të nevojshme në një paketim të organizuar dhe të lehtë për t’u përdorur.

Po shfaqen 28–31 nga 31 përfundime gjithsej