Scrub & Trajtime për Skalpin
Produktet për skalpin fokusohen te baza e flokëve dhe ndihmojnë në pastrim dhe mirëmbajtje. Sibelle ofron produkte të ndryshme për kujdesin e flokëve, duke përfshirë scrub dhe trajtime të specializuara për shëndetin e skalpit.
Scrub & Trajtime për Skalpin
Produktet për skalpin fokusohen te baza e flokëve dhe ndihmojnë në pastrim dhe mirëmbajtje. Sibelle ofron produkte të ndryshme për kujdesin e flokëve, duke përfshirë scrub dhe trajtime të specializuara për shëndetin e skalpit.
Pastrim I Skalpit Me Scrub
Scrub-et ndihmojnë në pastrimin e skalpit nga qelizat e vdekura, mbetjet e produkteve dhe yndyra e tepërt që mund të bllokojë folikujt. Grimcat e imëta masazhojnë butë lëkurën dhe ndihmojnë në stimulimin e qarkullimit të gjakut, duke krijuar kushte më të mira për rritjen e flokëve.
Skalpi bëhet më i pastër dhe kjo reflektohet edhe në pamjen e flokëve. Përdorimi periodik ndihmon trjatimin e koreve, kruarjeve dhe irritimeve duke mbajtur një ekuilibër më të shëndetshëm të skalpit.
Kujdes I Vazhdushëm Për Skalpin
Trajtimet për skalpin ndihmojnë në pastrimin dhe balancimin e lëkurës së kokës. Ato përdoren për të trajtuar thatësinë ose yndyrën e tepërt, pa ndikuar në rutinën e përditshme.
Përdoren sipas nevojës dhe nuk kërkojnë aplikim të shpeshtë. Një ose dy herë në javë është e mjaftueshme për të ruajtur ekuilibrin e skalpit pa e rënduar.
Rëndësia E Trajtimeve Për Skalpin
Kujdesi për skalpin ndikon drejtpërdrejt në rritjen e flokëve. Një skalp në gjendje të mirë ndihmon rrënjët të rriten si duhet.
Përfshirja e këtij hapi e bën rutinën më të plotë. Përdorimi i scrubit dhe trajtimeve krijon bazë më të mirë për mirëmbajtjen e flokëve.
Po shfaqet përfundimi i vetëm




