Mashe Flokesh
Mashat për flokë përdoren për të krijuar kaçurrela dhe valë të bukura. Në SiBelle mund të gjeni masha të ndryshme që ju ndihmojnë të stiloni flokët lehtë dhe shpejt.
Mashe Flokesh
Mashat për flokë përdoren për të krijuar kaçurrela dhe valë të bukura. Në SiBelle mund të gjeni masha të ndryshme që ju ndihmojnë të stiloni flokët lehtë dhe shpejt.
Mashë Profesionale Për Flokët
Madhësia e mashës përcakton rezultatin. Mashat e vogla (13–19 mm) krijojnë kaçurrela të ngushta dhe japin më shumë definim, mashat mesatare (25–32 mm) janë ideale për kaçurrela klasike, ndërsa mashat e mëdha (38 mm+) krijojnë valë të buta dhe pamje natyrale.
Gjithashtu mund të gjeni edhe masha konike për kaçurrela më natyrale, mashë trefishe për valë të shpejta, si dhe mashë automatike që rrotullojnë flokët vetë dhe e bëjnë stilimin shumë më të lehtë. Të gjitha modelet janë të dizajnuara për rezultate të bukura, të qëndrueshme dhe përdorim praktik çdo ditë.
Kaçurrela Perfekte Pa Dëmtuar Flokët
Materiali i cilindrit të mashës ndikon drejtpërdrejt te rezultati dhe te mbrojtja e flokëve. Mashat qeramike shpërndajnë nxehtësinë në mënyrë të njëtrajtshme dhe ndihmojnë në krijimin e kaçurrelave të bukura pa dëmtuar flokun, duke reduktuar edhe elektrizimin.
Mashat me titan nxehen shpejt dhe janë më të përshtatshme për flokë të trashë. Temperaturat e rregullueshme janë shumë të rëndësishme: flokët e hollë kanë nevojë për nxehtësi më të ulët, ndërsa flokët e trashë përballojnë temperatura më të larta pa problem.
Po shfaqet përfundimi i vetëm




