Blush
Te SiBelle gjeni blush në ngjyra dhe formula të ndryshme për t’i dhënë fytyrës ngjyrë natyrale. Zgjidhni nuancën që i përshtatet më mirë preferencave dhe lëkurës tuaj.
Blush
Te SiBelle gjeni blush në ngjyra dhe formula të ndryshme për t’i dhënë fytyrës ngjyrë natyrale. Zgjidhni nuancën që i përshtatet më mirë preferencave dhe lëkurës tuaj.
Pse Përdoret Blush-i
Blush jep ngjyrë faqeve dhe imiton skuqjen natyrale, duke i dhënë fytyrës një pamje më të gjallë. Formulat moderne kanë pigmente që mund të duken shumë të buta ose më të forta, sipas dëshirës. Blush vendoset zakonisht në kockat e mollëzave për t’i dhënë fytyrës formë dhe pak ngrohtësi.
Llojet E Blush
Blush-i pudër është më i zakonshmi dhe më i thjeshti për t’u vendosur. Përdoret me furçë, përzihet lehtë dhe rri mirë gjatë gjithë ditës.
Blush-i krem ka teksturë të butë dhe shkrihet mirë me lëkurën. Jep një efekt natyral dhe është i përshtashëm për lëkurën e thatë.
Blush-i i lëngshëm jep ngjyrë më të fortë që duket shumë natyral. Vendoset me disa pika dhe përzihet lehtë me gishta.
Si Të Zgjidhni Ngjyrën E Duhur Të Blush-it
Zgjedhja e blush-it varet nga ngjyra e lëkurës. Lëkura e çelët duket më mirë me rozë të butë ose peachy, ndërsa lëkura në ton të mesëm përputhet me shumë nuanca si roza e ndezur,, terracotta ose mauve. Për lëkurën e errët, ngjyrat e thella si berry, plum, tangerine e ndezur dhe bronz japin efekt të bukur dhe të dukshëm.
Është e rëndësishme të merret parasysh edhe nëntoni i lëkurës. Nëntonet e ftohta përputhen me rozë dhe vjollcë, ndërsa nëntonet e ngrohta duken më natyrale me korale, portokalli dhe tone të ngrohta.
Aplikimi I Blush-it
Buzëqeshni për të gjetur pjesën më të ngritur të mollëzave dhe vendosni blush-in në atë zonë. Përhapeni butë drejt anës së jashtme të fytyrës që rezultati të duket natyral.
Për blush-in në formë pudre përdorni një furçë të madhe, hiqni tepricën dhe aplikojeni me lëvizje të lehta rrethore. Për blush krem ose të lëngshëm përdorni gishtat ose sfungjerin
Gjithmonë filloni me pak produkt, sepse blush-i shtohet lehtë sipas dëshirës. Është më e thjeshtë të rrisni gradualisht intensitetin e ngjyrës sesa të keni vënë shumë dhe të duhet ta zbehni më pas.
Po shfaqen krejt 2 përfundimet







