Për blerje mbi 5000 lekë posta falas.
Up to 30% off selected | use code: SAVE
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Fondatina

SiBelle ofron një koleksion të gjerë foundatinash për çdo lloj lëkure. Gjeni produktin e duhur që përshtatet me nevojat tuaja.

Fondatina

Fondatina

SiBelle ofron një koleksion të gjerë foundatinash për çdo lloj lëkure. Gjeni produktin e duhur që përshtatet me nevojat tuaja.

FILTRO
PASTRO FILTRAT
Rendit sipas:
Filters
Shiko më shumë Shiko më pak
Shfaqur 8 nga 8 produkte
Rendit sipas:

Çfarë Është Fondatina?

Fondatina është baza kryesore e make-upit që krijon një pamje më të rregullt dhe uniforme. Ajo aplikohet në të gjithë fytyrën për të unifikuar tonin e lëkurës dhe për të krijuar një sipërfaqe të pastër mbi të cilën vendosen produktet e tjera të make-upit.

Ky produkt ofrohet në nivele të ndryshme mbulimi, nga i lehtë, ideal për një pamje sa më natyrale, deri te mbulimi i plotë. Fondatina mund të zgjidhet sipas tipit të lëkurës, qoftë e thatë, e yndyrshme apo e kombinuar, duke u përshtatur me nevojat tuaja.

Llojet E Fondatinave

Formula Të Lëngshme

Fondatinat e lëngshme janë ndër më të përdorurat sepse aplikohen lehtë dhe ofrojnë një pamje natyrale që ngjan me lëkurën. Ato mund të japin mbulim të ndryshëm sipas dëshirës dhe funksionojnë mirë me furçë, sfungjer apo edhe me gishta.

Formula Kremoz

Fondatinat kremoze janë më ushqyese dhe ofrojnë mbulim më të madh, duke i bërë ideale për lëkurën e thatë që ka nevojë për më shumë kujdes gjatë ditës. Ato krijojnë një pamje më të njëtrajtshme, ndërsa aplikimi me furçë të dendur ose me gishta ndihmon që produkti të përhapet në mënyrë më uniforme.

Formula Pudër

Fondatinat në formë pudre janë të thjeshta për t’u përdorur dhe japin mbulim mesatar deri në të plotë. Ato funksionojnë shumë mirë për lëkurën e yndyrshme sepse reduktojnë shkëlqimin dhe mund të vendosen të vetme ose mbi një bazë të lëngshme.

Si Të Zgjidhni Foundation Të Duhur

Zgjedhja e fondatinës të duhur nis gjithmonë nga toni. Testimi duhet bërë në vijën e nofullës dhe në dritë natyrale, pasi aty ngjyra tregohet më realisht. Nuanca e saktë duhet të përzihet me lëkurën pa lënë vija apo ndryshime ngjyre, duke u bërë sa më e padukshme. 

Po ashtu, merrni parasysh edhe tipin e lëkurës: lëkura e thatë reagon më mirë ndaj formulave hidratuese, ndërsa lëkura e yndyrshme kërkon tekstura mat që ulin shkëlqimin. Lëkura e kombinuar përfiton nga formula që qëndrojnë të balancuara gjatë ditës.

Po shfaqen krejt 8 përfundimet