Piaster Flokësh
Piastera e flokëve përdoret për të drejtuar flokët shpejt dhe lehtë. Në SiBelle gjeni piastera cilësorë nga marka të njohura, që ofrojnë nxehtësi të kontrolluar, mbrojtje për flokët dhe rezultate që zgjasin gjithë ditën.
Piaster Flokësh
Piastera e flokëve përdoret për të drejtuar flokët shpejt dhe lehtë. Në SiBelle gjeni piastera cilësorë nga marka të njohura, që ofrojnë nxehtësi të kontrolluar, mbrojtje për flokët dhe rezultate që zgjasin gjithë ditën.
Piaster Flokësh Profesional
Pjasterët punojnë duke aplikuar nxehtësi të kontrolluar përmes dy pllakave që shtypen së bashku dhe rrëshqasin përgjatë flokëve. Kjo nxehtësi ndryshon përkohësisht lidhjet e hidrogjenit në fibrat e flokut, duke i bërë ato të drejta dhe të lëmuara.
SiBelle ofron piastera të ndrsyhme që përdorin materiale të avancuara si qeramika, turmaline dhe titanium që shpërndajnë nxehtësinë në mënyrë të njëtrajtshme, duke shmangur pikat e nxehta që mund të dëmtojnë flokët.
Temperatura ideale e piasterit të flokëve varion sipas llojit të flokut: 150-180°C për flokë të hollë ose të dëmtuar, 180-200°C për flokë normalë, dhe 200-230°C për flokë të trashë ose të vështirë për t’u drejtuar.
Zgjedhja E Piasterit Të Duhur
Kur zgjidhni një piaster flokësh, rëndësi ka gjerësia e pllakave dhe materiali i tyre. Pllakat e ngushta janë të përshtatshme për flokë të shkurtër ose për detaje, ndërsa pllakat e gjera janë ideale për flokë të gjatë dhe të trashë. Qeramika shpërndan nxehtësinë në mënyrë të njëtrajtshme, turmalina ndihmon në reduktimin e elektrizimit, ndërsa titani nxehet shpejt dhe mban temperaturën konstante.
Modelet moderne ofrojnë ngrohje të shpejtë, temperaturë të rregullueshme, kabllo rrotulluese dhe mbyllje automatike për siguri. Një piaster cilësor siguron stilim më të lehtë, rezultate që zgjasin dhe më pak dëmtime për flokët.
Po shfaqen krejt 4 përfundimet












