Për blerje mbi 5000 lekë posta falas.
Up to 30% off selected | use code: SAVE
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
FAQ

Pyetje & Përgjigje

Këtu do të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta rreth produkteve tona. Nëse nuk gjeni informacionin që kërkoni, ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë.

Si mund të porosis produkte kozmetike?

Mund të vizitoni dyqanin tonë fizik në Tiranë, të porosisni direkt përmes faqes sonë online, ose të na kontaktoni në Instagram për porosi dhe asistencë të shpejtë.

A mund të më ndihmoni për zgjedhjen e produkteve për kujdesin e lëkurës?

Po. Stafi ynë është i trajnuar për t’ju këshilluar sipas tipit të lëkurës, nevojave tuaja dhe rutinës që dëshironi të ndërtoni, si në dyqan ashtu edhe online.

A janë produktet origjinale?

Po. Të gjitha produktet që ofrojmë në SiBelle janë 100% origjinale dhe vijnë nga marka ndërkombëtare të përzgjedhura me kujdes për cilësinë dhe sigurinë e tyre.

A ofroni produkte për të gjitha tipet e lëkurës?

Po. Në SiBelle do të gjeni produkte për lëkurë të thatë, të yndyrshme, mikse, të ndjeshme, si dhe për nevoja specifike si akne, hidratuese apo anti-age.

A mund të më jepni këshilla për make-up ose kujdesin e trupit?

Sigurisht. Përveç skincare, ofrojmë asistencë edhe për make-up, kujdesin e trupit, etj., në mënyrë që t’ju ndihmojmë të bëni një zgjedhje që përputhet me nevojat dhe preferencat tuaja personale.

Si mund t’ju kontaktoj për pyetje të tjera?

Mund të na vizitoni në dyqan, të na kontaktoni përmes faqes sonë online, ose të na shkruani direkt në Instagram. Jemi gjithmonë të gatshëm t’ju ndihmojmë.