Flokë Kaçurrela
Flokë Kaçurrela
Flokët kaçurrela kanë formë natyrale valëzuese dhe kanë nevojë për kujdes të veçantë. Ato priren të jenë më të thata dhe të elektrizuara, ndaj kërkojnë prudkte të specializaura. Në SiBelle mund të gjeni produkte të dedikuara për kaçurrela që ndihmojnë në definimin e tyre, reduktojnë frizz-in dhe i lënë flokët më të butë.
Struktura E Flokëve Kaçurrela
Flokët kaçurrela kanë formë valëzuese ose spirale dhe një strukturë më poroze, gjë që i bën të humbasin lagështinë më shpejt. Yndyra natyrale nga skalpi nuk shpërndahet lehtë deri në maja, ndaj flokët priren të jenë më të thatë dhe më të elektrizuar.
Produktet për kaçurrela që mund të gjeni në SiBelle janë të pasura me përbërës hidratues si shea butter, vaj kokosit, arganit, glicerinë dhe aloe vera. Këto formula ushqejnë flokun, reduktojnë frizz-in dhe ndihmojnë që kaçurrelat të duken të definuara, elastike dhe natyrale pa i rënduar.
Kujdesi Për Flokët Kaçurrela
Flokët kaçurrela kërkojnë një rutinë të veçantë dhe larje më të rralla, zakonisht 2–3 herë në javë, për të ruajtur hidratimin. Shampot pa sulfate dhe balsamët e pasur pastrojnë butësisht dhe ndihmojnë që kaçurrelat të qëndrojnë të buta dhe të ushqyera.
Pas larjes, kremrat, xhelet ose mousset aplikohen në flokë të lagur dhe shtrydhen lehtë për të formuar kaçurrela. Tharja me difuzor në temperaturë të ulët ndihmon që ato të qëndrojnë të rregullta, me formë natyrale dhe te pa elektrizuara.
Po shfaqen 10–18 nga 18 përfundime gjithsej


























