Lëkurë E Thatë
Lëkurë E Thatë
Në SiBelle, kujdesi për lëkurën e thatë fokusohet te produktet që e hidratojnë dhe e ushqejnë sipërfaqen e lëkurës gjatë ditës. Kjo kategori është krijuar për ju që kërkoni formulime të lehta, efektive dhe të përditshme, të cilat rikthejnë butësinë dhe shëndetin e lëkurës.
Çfarë E Shkakton Lëkurën E Thatë?
Lëkura e thatë është rezultat i mungesës së yndyrës natyrale dhe faktorëve të jashtëm si moti i ftohtë, pastrimi i tepërt, produktet agresive ose ekspozimi ndaj diellit. Këta faktor e dobësojnë lëkurën, duke shkaktuar ndjesi tërheqje dhe tharjeje gjatë ditës.
Tharja e shpeshtë, me kalimin e kohës, krijon bezdisje dhe e bën lëkurën të duket më e ashpër. Pikërisht për këtë, përdorimi i formulave të sakta është i rëndësishëm për ta mbajtur lëkurën të ushqyer dhe të shëndetshme.
Si Ndihmojnë Produktet E Përshtatshme
Produktet për lëkurën e thatë ndihmojnë që lëkura të marrë butësinë dhe hidratimin që i mungon. Kremrat me teksturë të lehtë dhe serumet e buta e rikthejnë lëkurën në një gjendje më të shëndetshme gjatë ditës sidomos në stinët më të ftohta.
Shpesh përdoren edhe formula qetësuese që ulin irritimin. Me përdorim të rregullt, këto produkte e përgatisin lëkurën më mirë edhe për makeup-in dhe e mbajnë atë më të qetë.
Rutina E Përditshme Për Lëkurën E Thatë
Në mëngjes:
- Pastrues i butë
- Serum i përshtatshëm për lëkurën e thatë
- Krem ushqyes
- Mbrojtje nga dielli me SPF
Në darkë:
- Heqja e makeup-it
- Pastrim i thellë i fytyrës me larës të përshtatshëm
- Serum nate
- Krem i pasur për hidratimin e lëkurës
Rezultatet Që Mund Të Prisni
Kur përdoren rregullisht produktet e duhura, lëkura reagon më mirë dhe qetësohet gradualisht. Tharja përmirësohet me kohën dhe fytyra duket më e shëndetshme.
Po shfaqen 10–18 nga 25 përfundime gjithsej























