Sytë & Buzët
Sytë & Buzët
Zona e syve dhe buzëve kërkon kujdes të përditshëm, pasi është më delikate dhe reagon më shpejt ndaj faktorëve të jashtëm. SiBelle ofron produkte të dedikuara për këto zona, të përshtatshme për nevoja të ndryshme.
Balsam Për Buzët
Balsamët për buzët përdoren çdo ditë për të zbutur dhe hidratuar buzët, sidomos kur ndihen të thata. Ata krijojnë një ndjesi komode gjatë ditës dhe i mbajnë buzët të mbrojtura edhe në temperaturat e ftohta.
SiBelle ofron balsamë për buzët me përbërje të përzgjedhura, të krijuara për nevoja të ndryshme dhe përdorim të rregullt. Produktet janë të përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe mbajnë buzët të mbrojtura për një kohë të gjatë.
Trajtim Për Buzët
Trajtimet për buzët përdoren kur tharja dhe plasaritjet janë më të theksuara, duke ofruar kujdes më intensiv se balsami i zakonshëm. Formulat e tyre ndihmojnë në zbutjen dhe rikuperimin e buzëve.
Këto produkte aplikohen disa herë në javë ose sipas nevojës. Me përdorim të rregullt, trajtimet përgatisin buzët për balsamin dhe ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së tyre, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë.
Mask Për Buzët
Maskat për buzë ofrojnë një trajtim më intensiv, veçanërisht kur aplikohen përpara gjumit. Formula e tyre e pasur synon të rigjallërojë butësinë e buzëve pas periudhave kur janë tharë ose çarë. Këto produkte integrohen si një hap plotësues në rutinën e kujdesit kur buzët kërkojnë më shumë kujdes.
Krem Për Sytë
Kremrat e syve janë krijuar për të hidratuar një zonë që është më delikate. Ata ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së rrathëve, rrudhave të imëta dhe ënjtjes. Teksturat e tyre janë të lehta dhe shpërndahen pa vështirësi, ndaj mund të përdoren si në mëngjes, ashtu edhe në mbrëmje. Me përdorim të rregullt të këtyre produkteve, zona rreth syve do të marr kujdesin e nevojshëm çdo ditë.
Serum Për Vetullat
Serumet e vetullave ndihmojnë në forcimin e qimeve dhe në krijimin e një forme më të rregullt të vetullave. Ato aplikohen shpejt dhe përthithen pa e rënduar lëkurën. Përdoren si hap shtesë në rutinën ditore dhe shpesh japin rezultat më të dukshëm nëse përdoren rregullisht.
Serum Për Zonën E Syve
Serumet për zonën e zyve kanë tekstura shumë të lehta dhe përthithen shumë shpejt. Ato synojnë reduktimin e fryrjes, rrudhat e holla dhe lodhjen e zonës përreth syve. Formulat e tyre janë zakonisht më të përqendruara, ndaj përdoren si hap shtesë gjatë rutinës së përditshme. Me kalimin e kohës, ato ndihmojnë që zona e syve të duket më e gjallë.
Trajtim Për Zonën E Syve
Trajtimet e syve përdoren periodikisht kur ka nevoja më të veçanta, si lodhje e theksuar ose mungesë hidratimi. Ato shpesh kanë tekstura më të trasha që ofrojnë përmirësim të menjëhershëm.
Këto produkte zakonisht kombinohen me kremra ose serume për të shtuar efektin. Përdorimi i tyre disa herë në javë ofron mbështetje shtesë në ditët kur zona e syve ka nevojë për më shumë kujdes.
Maska Për Sytë
Maskat për sytë përdoren për kujdes të përqendruar në zonën rreth syve, duke ndihmuar në hidratimin dhe qetësimin e saj. Aplikohen për një kohë të shkurtër dhe përdoren sipas nevojës.
Po shfaqen 19–27 nga 28 përfundime gjithsej




















