Sytë
Sytë
Sytë janë zona kryesore e make-upit dhe kërkojnë produkte që theksojnë pamjen në mënyrë natyrale. Te SiBelle gjeni produkte për sytë si eyeshadow, rimel dhe produkte për vetullat, të përzgjedhura për përdorim të përditshëm dhe kujdes maksimal.
Rimeli
Rimeli shton volum dhe gjatësi te qerpikët, duke i bërë sytë të duken më të hapur dhe më të theksuar. Formulat moderne aplikohen lehtë dhe qëndrojnë mirë pa u shpërndarë poshtë syve. Qerpikët duken të rregullt, të ndarë dhe natyralë gjatë gjithë ditës.
Kujdesi I Qerpikëve
Kujdesi për qerpikët bazohet te produkte që i ushqejnë dhe i forcojnë gradualisht me përdorim të rregullt. Serumet dhe trajtimet veprojnë drejtpërdrejt në strukturën e qerpikëve, duke i ndihmuar të duken më të fortë, më të gjatë dhe më voluminoz.
Formulat me përbërës aktivë ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së qerpikëve. Me kujdes të vazhdueshëm, krijohet një bazë më e mirë për aplikimin e rimelit dhe një pamje më e bukur natyrale e syve.
Eyeshadow
Eyeshadow ofron një gamë të gjerë ngjyrash për sytë, nga tonet nude dhe natyrale deri te ngjyra më të theksuara. Këto hije shtojnë thellësi dhe dimension, duke e vënë në pah sytë dhe formën e tyre.
Teksturat variojnë nga mate te metalike dhe aplikohen lehtësisht. Mund të aplikohet shpejt për një efekt të lehtë ose të ndërtohet gradualisht për një pamje më të theksuar.
Eyeshadow Palettes
Eyeshadow palettes ofrojnë një përzgjedhje ngjyrash që kombinohen lehtë mes tyre. Me një paletë mund të krijoni një look të plotë pa pasur nevojë për shumë produkte të tjera.
Kombinimet e këtyre paletave ju lejojnë të ndryshoni stilin sipas rastit dhe preferencës. Një paletë e mirë përfshin tone për bazë, thellësi dhe pak shkëlqim, për përdorim të përditshëm ose për raste të veçanta.
Penel & Laps Për Sytë
Peneli ose lapsi i syve ndihmon në theksimin e formës së syrit dhe krijimin e vijave të ndryshme. Mund të përdoret në përditshmëri ose për një formë më të theksuar, sipas preferencës tuaj.
Formulat e avancuara qëndrojnë mirë gjatë ditës dhe nuk përhapen. Vija del e pastër dhe i thekson sytë duke i dhënë pamjen që dëshironi.
Primer Për Sytë
Primer për sytë përgatit qepallat për vendosjen e eyeshadoë. Ai krijon një bazë që intensifikon dhe fikson ngjyrat, dhe parandalon grumbullimin ose rënien e produktit.
Primeri për sytë zbut qepallat dhe ndihmon që ngjyra të qëndrojë më gjatë. Ai është hapi i parë që e bën make-upin e syve më të rregullt dhe më profesional.
Qerpik Extensions
Qerpikët extension janë fije qerpikësh që vendosen një nga një mbi qerpikët natyralë për t’u dhënë gjatësi dhe volum. Ato krijojnë një pamje të rregullt dhe të plotë pa pasur nevojë për rimel çdo ditë.
Stilet variojnë nga natyrale deri te shumë dramatike. Këto produkte janë ideale për raste të veçanta ose në përditshmëri sipas preferencës tuaj.
Po shfaqen 10–12 nga 12 përfundime gjithsej









